TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përveç Ferran Torres, Barcelona synon të firmosë edhe me Edinson Kavanin në merkaton e dimrit, por konkurenca për "El Matador" është e madhe dhe për blaugranat nuk do të jetë e thjeshtë firma me uruguianin i cili me shumë gjasa do të largohet nga Manchester United në merkaton e ardhshme.
Mungesa e hapësirave sidomos pas mbrritjes së Ronaldos po detyron Kavanin të ndërrojë skuadër në merkaton e dimrit dhe përveç Barcelonës për bomberin amerikano-jugor po shtyn fuqishëm edhe skuadra braziliane e Korinthians që i ka vendosur në tryezë një ofertë shumë më të lartë se Barcelona, në aspektin ekonomik Kavanit, që është i tunduar nga ideja për të luajtur në Brazil dhe për të lenë shenjë në një kampionat ku nuk ka luajtur më parë.