TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sauthemptoni ia ka dalë të marrë tri pikët nga transferta kundër Uest Hemit, teksa mposhti vendasit me rezultatin 2-3. Edhe pse nuk ia doli të gjente rrugën e rrjetës, protagonist absolut për "Shenjtorët" ishte Armando Broja.
Sulmuesi i kuqezinjve ia doli të fitonte një penallti në fraksionin e dytë të sfidës teksa shpërtheu me shpejtësinë e tij duke detyruar Dausen ta ndalte në mënyrë të parregullt, ndërsa gjatë sfidës edhe dy lojtarë të tjerë nga ana e kundërshtarëve u ndëshkuan me të verdhë pasi nuk ia dolën të ndalnin në mënyrë të rregullt sulmuesin kuqezi.
Sa i takon kronikës së sfidës, Sauthempton kaloi e para në avantazh, teksa në minutën e tetë Eljonusi u tregua i saktë me një goditje në hyrje të zonës duke mposhtur portierin Fabianski. Me avantazhin e miqve u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën, vendasit ditën të reagonin dhe barazuan shifrat me anë të Antonios në minutën e 49-të. Por, në vazhdim, protagonist u bë Broja me penalltinë e fituar teksa Uard-Praus e ktheu në gol në minutën e 61-të.
Gjithsesi, Uest Hemi nuk ishte dorëzuar dhe vetëm katër minuta më vonë, Benrahma riktheu ekuilibrat duke mos falur me një goditje brenda zonës. Gjithsesi, Southampton gjeti forcat për të sulmuar sërish dhe këtë herë golin e gjetën pas një goditje standarte ku mbrojtësi Jan Bednarek fitoi duelin me mbrojtjen kundërshtare.
Këtë herë, Sauthempton diti si ta mbronte rezultatin dhe ia doli të merrte tre pikë me shumë vlerë teksa pas kësaj sfide, ekipi i drejtuar nga ana e Ralph Hassenhutl renditet në vendin e 14-të me 20 pikë, ndërsa nga ana tjetër, Uest Hemi është në vendin e 6-të me 28 pikë të grumbulluara pas 18 javësh të luajtura.