SPORT, 26 Dhjetor 2021, 16:29

"Globe Soccer Awards"/  Italia e Mançinit protagoniste e madhe, do të zgjidhen trajneri, lojtari, portieri dhe menaxheri i vitit

"Globe Soccer Awards"/  Italia e Mançinit protagoniste e

Italia, kampione e Europës, është një protagoniste e madhe në "Globe Soccer Awards".

Në fakt, do të ketë shumë përfaqësues të Italisë në takimin e të hënës në Dubai, për çmimet e rezervuara për më të mirët e futbollit ndërkombëtar, me skuadrën e të kaltërve në garë për pesë çmime: trajneri Roberto Mançini është në garë për Trajnerin më të mirë të vitit; Xhorxho Kiellini dhe Leonardo Bonuçi për mbrojtësin më të mirë; Xhanluixhi Donaruma për portierin më të mirë të vitit. Edhe vetë Italia pretendon të jetë ekipi më i mirë i vitit 2021.

Ndër menaxherët finalistë, për cmimin e kategorisë së tyre, Federiko Pastorello, do të rivalizojë me të mëdhenjtë si Barnett, Raiola, Zahavi dhe Mendes.

Në mesin e kandidatëve të kategorive të ndryshme ka shumë emra: nuk mungojnë ata të CKristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit, të cilët tashmë kanë triumfuar në Dubai në vitet e fundit, dhe Mohamed Salah dhe Karim Benzema, të cilët këtë vit garojnë me ta, për Lojtarin më të mirë të Vitit.

"Çmimet Globe Soccer" janë pjesë e edicionit të 16 të Konferencës Ndërkombëtare të Sporteve në Dubai, ku do të ketë mysafirë specialë si Robert Levandovski, i vlerësuar si lojtari më i mirë vitin e kaluar dhe gjithashtu në garë për vitin 2021, ashtu si edhe Kylian Mbappe, francezi që nuk mund të mungojë në listën e finalistëve.

Ndër çështjet që do të trajtohen është edhe roli i teknologjive të reja: në sfond momenti ende shumë delikat për shkak të Covid, i cili ka sjellë disa shtyrje të reja të ndeshjeve në të gjithë Evropën dhe stadiume të mbyllura në Gjermani dhe Belgjikë.