SPORT, 26 Dhjetor 2021, 14:07

Infektohet me Covid-19 edhe një trajner tjetër në Premier League

Infektohet me Covid-19 edhe një trajner tjetër në Premier League

Patrick Vieiria është infektuar me covid-19 dhe këtë e ka konfirmuar edhe klubi i Crystal Palace.

Francezi nuk mund të jetë në pankinë kundër Tottenham, ndeshje që luhet sot në orën 16:00.

Premier League nuk ka vendosur ta shtyjë këtë duel, edhe pse u kërkua shtyrja e saj.

Edhe Aston Villa nuk është shtyrë, pavarësisht se Steven Gerrard e pësoi sikur Vieria një ditë më parë.