SPORT, 26 Dhjetor 2021, 14:08

VIDEO/ Ngjarje e rëndë në Algjeri, futbollisti ndahet nga jeta gjatë lojës

VIDEO/ Ngjarje e rëndë në Algjeri, futbollisti ndahet nga jeta

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin algjerian. Lojtari Sofian Lokar u nda nga jeta pasi pësoi një atak kardiak gjatë ndeshjes.

30 vjeçari pati një përplasje në fushë në minutën e 26. Për habinë e të gjithëve lojtari pësoi një atak vetëm 9 minuta më vonë. Mjekët u përpoqën ta shpëtonin por nuk mundën.

Lokar ishte kapiten i ekipit dhe ishte martuar disa ditë më parë.