SPORT, 26 Dhjetor 2021, 19:13

Fakti që i mori "play-off"-in Shqipërisë nuk e ndihmoi, Polonia i jep duart Paolo Sousas

Fakti që i mori "play-off"-in Shqipërisë nuk e ndihmoi,

E mundi dy herë Shqipërinë në kualifikueset e Botërorit Katar 2022, madje në të dytën i mori edhe kalimin në "play-off" të kompeticionit.

E megjithatë, për Paolo Sousën nuk ka qenë mjaftueshëm për të qendruar në pankinën e Polonisë. Një situatë e cuditshme, duke qenë se bëhet fjalë për të mos provuar edhe shanset në playoff në tentative për të siguruar një vend në finalet e Katar 2022.

Kështu, Paulo Sousa është gati t’i thotë lamtumirë pankinës së Polonisë për ta nisur nga Brazili dhe për t’u bërë trajneri i ri i Flamengos.

Këtë e raporton e përditshmja "Record", e cila shpjegon se si u zgjodh trajneri portugez pas një vëzhgimi të një liste të gjatë profilesh nga klubi kuqezi. Njoftimi zyrtar pritet në orët e ardhshme, pastaj Sousa do të fillojë aventurën e re në Brazil.