SPORT, 26 Dhjetor 2021, 18:48

Ylli i Napolit infektohet me Covid-19, izolohet direkt në shtëpi

Ylli i Napolit infektohet me Covid-19, izolohet direkt në shtëpi

Fabian Ruiz është lojtari i radhës që e pëson nga Covid-19. Mesfushori i Napolit madje është i vaksinuar me të dyja dozat.

Ruiz ka bërë tamponin në Spanjë, sikurse thuhet në njoftimin e klubit italian, dhe pasi ka dalë pozitiv është izoluar në shtëpi.

Mesfushori spanjoll nuk ka asnjë simptomë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.