TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Roma po mendon që tani për merkaton në mënyrë që të përforcojë ekipin për pjesën e mbetur të sezonit. Megjithatë më përpara duhet të largojë disa lojtarë që nuk janë në planet e klubit.
Mes emrave që dëshirojnë largimin është dhe lojtari i kombëtares tonë, Marash Kumbulla. Mbrojtësi erdhi me bujë nga Verona por deri më tani nuk ka arritur pritshmëritë, nisur dhe nga fakti që trajneri Zhose Murinjo nuk e preferon lojtarin.
Sipas mediave italiane, përveç Kumbullës, janë dhe disa lojtarë të tjerë që dëshirojnë largimin. Borja Majoral dhe Karlez Perez janë disa nga emrat.