SPORT, 1 Maj 2023, 18:04

U arratis në Jugosllavi e më pas në SHBA, historia tragjike e peshëngritësit shqiptar

U arratis në Jugosllavi e më pas në SHBA, historia tragjike e

Gazetari Blendi Fevziu ka kujtuar sot një nga peshëngritësit më me zë në Shqipëri, Aleksandër Kondon, që gjatë komunizmit u arratis fillimisht në Jugosllavi dhe më vonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fevziu thotë se arratisja e sportistit shqiptar në vitin 1985 e kishte tronditur regjimin komunist. Dy vjet më vonë, Kondo vdiq nga një aksident në Nju Jork, të cilin, gazetari e përshkruan si misterioz.

“Vdekja e tij ka mbetur mister dhe shtypi gjithnjë ka aluduar se pas saj qëndron dora e shërbimit sekret komunist”, ka shkruar Fevziu.

POSTIMI I FEVZIUT

Isha ne Gjimnaz kur Aleksander Kondo, nje nga 3 peshengritesit me te zeshem shqiptare, kerkoi strehim politik ne Jugosllavi. Arratisja e tij ishte e bujshme sepse ai ishte nder sportistet me te njohur ne vend dhe shume i ndjekur nga te rinjte. Qellonte shpesh te shkoja ne palestren e stadiumit bashke me shoket per ta pare kur stervitej. Kishte nje trup perfekt dhe shume vete perpiqeshin t'i ngjanin atij. Ikja e Kondos ne fillim ne Jugosllavi dhe me pas ne Nju Jork te SHBA tronditi regjimin komunist. Per fat te keq Kondo nuk e vazhdoi karrieren e tij sportive. 2 vjet me pas, me 1 Maj 1987 ai humbi jeten ne nje aksident automobilistik ne Queens. Vdekja e tij ka mbetur mister dhe shtypi gjithnje ka aluduar se pas saj qendron dora e sherbimit sekret komunist. Eshtrat e tij u rikthyen ne Shqiperi ne fillim te viteve 2000 me kembenguljen e miqve te tij dhe familjes.