TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër fundjavë pozitive për disa nga legjionarët shqiptarë, të cilët ishin protagonistë për skuadrat e tyre.
Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” 5 lojtarët më të vlerësuar të kësaj jave.
Vendin e parë e mban shqiptari Jurgen Bardhi me notën 8.0 pas një perfomancë të shkëlqyer me ekipin e tij në Turqi.
Vendin e dytë e mban Jason Ceka i cili është vlerësuar me notën 7.9 pas performancës të mirë me Magdeburg. Ai ka qenë protagonist në 2 golat e fundit të shënuar nga ekipi, duke dhënë dy asiste.
Në vendin e tretë pozicionohet sulmuesi Dejvi Bregu me notën 7.7 pas performancës të mirë me Boluspor.
Në vendin e katërt renditet sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi me notën 7.6. Ai shënoi dygolësh në kampionatin arab kundër Al-Feiha.
I pesti pozicionohet Juljan Shehu me notën 7.6 pas performancës të mirë me ekipin e tij.