TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mark Andre ter Shtegen e ka mbajtur sërish të paprekur portën e tij kundër Betisit, duke vendosur një rekord të ri. Për të 24-ën herë në 32 javë në këtë sezon në La Liga, portieri gjerman e ka mbyllur takimin pa pësuar.
Në këtë mënyrë ai ka vendosur një rekord të ri, duke lënë pas rekordin që më parë mbahej nga Klaudio Bravo për katalanasit në sezonin 2014-2015 me 23 takime pa pësuar.
Por Ter Shtegen duket se nuk ka ndërmend të ndalet këtu, teksa nga fundi i kampionatit mungojnë edhe 6 javë të tjera.
Tani, në horizont për Ter Shtegenin është rekordi europian që mbahet nga ish-portieri i Çelsit, Peter Çeh, me 25 ndeshje pa pësuar.