Pas konfirmimit në media se Mauricio Pochettino do të jetë tekniku i ri i Chelsea nga sezoni i ardhshëm, “blutë” kanë vendosur të thërrasin dhe ish-ndihmësin e tij, Paul Mitchell në klub, por në rolin e drejtorit sportiv.
Sipas raportimeve të medieve britanike, “blutë” e Londrës do të bëjnë një revolucion të madh në klub dhe do të dëshironin që edhe Mitchell të bashkohej me ta.
Ndërkaq, kujtojmë se Mitchell është një mik i madh i argjentinasit dhe ish-bashkëpunëtor i trajnerit në kohën kur drejtonte “shenjtorët” e Southampton dhe “londinezët” e Tottenham.