TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për të tretën herë brenda muajit, “bomberi” francez, Karim Benzema shënoi një tripletë, ku “viktima” e kësaj radhe ishin “diletantët” e Almeria, në sfidën e vlefshme për javën e 32-të të Kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga.
Me tre golat e shënuar ditën e djeshme, fituesi i “Topit të Artë” parakaloi meksikanin Hugo Sanchez në renditjen e përgjithshmë të golashënuesve të më të mirë në historinë e La Liga, duke arritur kështu një tjetër rekord personal.
Benzema arriti shifrën e 236 golave, gola që i ka shënuar në 436 ndeshje dhe tashmë ka 2 gola më shumë në renditje se meksikani, me këtë të fundit që i ka “liruar” vendin e 4-rt në renditje “bomberit” “galaktikët”.
Më lart në renditje renditen Telmo Zarra, në vendin e 3-të me 254 gola në 277 ndeshje, Cristiano Ronaldo me 311 gola në 292 ndeshje dhe Lionel Messi me 474 gola në 520 ndeshje.