TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
E paprecedentë në fushën e gjelbër. Një futbollist është arrestuar këtë fundjavë teksa është bërë protagonist i një çmendurie të vërtetë në futbollin amator në Australi. Adam Abdullah, një lojtar i skuadrës së Griankër, ka sulmuar vijërojtësin Khoder Jagi, duke i thyer atij nofullën pas goditjes me grushte.
Grinakër luante kundër Padstou, në turneun rajonal në Sidneit dhe Abdullah ishte në tribunë si spektator pasi ishte i pezulluar. Por gjatë ndeshjes, ai ka qenë i pakënaqur për vendimet e gjyqtarëve dhe kështu në fund të saj ka vendosur të bëjë vetë drejtësi.
Lojtari i është vërsulur vijërojtësit duke e goditur me forcë me grushte për ta gjakosur, ndërsa raportohet se i ka thyer atij nofullën nga forca e goditjeve. Policia australiane e ka arrestuar futbollistin, ndërsa gjykata i ka hequr të drejtën e lirisë me kusht, në pritje të një gjyqi që parashikohet se do ta bëjë shembull për këdo që tenton të bëjë të njëjtën gjë.