TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Liverpooli rrezikoi shumë në fund, por siguroi suksesin e radhës falë fitores drithëruese 4-3 ndaj Tottenhamit.
Në “Anfield” u zhvillua një ndeshje shumë e bukur. “The Reds” e nisën furishëm, duke shënuar tre gola brenda 15 minutave të para.
Curtis Jones, Luis Diaz dhe Momo Salah shokuan skuadrën londineze.
Harry Kane ktheu në gol një krosim të Ivan Perisic në fundin e pjesës së parë.
Heung-Min Son shënoi të dytin për Tottenhamin 13 minuta përpara fundit, ndërkohë që më parë ishte ndalur nga shtylla.
Insistimi i miqve solli barazimin në minutën e tretë me Richarlison në minutën e 90+3.
Kur dukej se takimi do të mbyllej në barazim, Diogo Jota shënoi në minutën e katërt shtesë golin e fitores 4-3 të Liverpoolit, duke bërë që të shpërthejnë tifozët vendës në “Anfield”.