SPORT, 27 Dhjetor 2021, 11:54

Humbi në derbi, Ilir Daja largohet nga drejtimi i Partizanit

Humbi në derbi, Ilir Daja largohet nga drejtimi i Partizanit

Partizani mbetet pa trajner. Ilir Daja largohet nga drejtimi i skuadrës pas një sezoni e gjysmë.

Humbja e fundit në derbi e paralajmëroi një lëvizje të tillë, madje vetë trajneri tha se do të fliste me drejtuesit.

Supersport raporton se takimi është kryer dhe është vendosur që palët të vazhdojnë rrugën e tyre të ndarë.

Kështu te Partizani duhet të gjejnë një tjetër trajner dhe për momentin stërvitjet do i drejtojë Dritan Mehmeti.