TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka konfirmuar ndryshimet që do të ndodhin në Botërorin e ardhshëm, pohon gazeta e respektuar britanike “The Athletic”.
Kështu, nga viti 2026 në kampionat do të shkojnë 48 kombëtare në vend të 32 të mëparshmeve dhe në turin e parë do të jenë 12 grupe me nga katër kombëtare.
Të gjitha skuadrat e vendeve të para dhe të dyta dhe tetë kombëtaret më të mira të vendeve të treta nga grupet do të avancojnë.
Kështu, në 39 ditë do të luhen 104 ndeshje.
Kujtojmë se kishte mundësi që të gjitha kombëtaret të ndaheshin në grupe me nga tre përzgjedhje, por duket se në fund kjo ide u braktis.
16 ekipet shtesë në Kupën e Botës do të shpërndahen në atë mënyrë që tre vende t'u jepen ekipeve aziatike, katër nga Afrika, dy nga Amerika e Veriut, dy nga Amerika e Jugut, tre nga Europa dhe një nga Paqësori.
Pjesëmarrësi i fundit në Botërorin 2026, i cili do të organizohet në tre shtete (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada) për herë të parë në histori, do të përcaktohet nga një playoff ndërkontinental.
Shqipëria preku për herë të parë ëndrrën e luajtjes në skenën më të rëndësishme të futbollit ndërkombëtar verën e vitit 2016, duke u kualifikuar për herë të parë në histori në finalet e një Europiani. Por me zgjerimin e Botërorit të 2026-ës, kuqezinjtë do të kishin një shans të madh për të shkelur edhe në skenën e turneut më të rëndësishëm në planet.