SPORT, 12 Mars 2023, 22:51

Juventus mund Sampdorian, gola pa limit në Torino për Serie A (VIDEO)

Juventus mund Sampdorian, gola pa limit në Torino për Serie A (VIDEO)

Juventus ka mundur 4-2 Sampdorian, në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Torinezët “tundën rrjetën” dy herë brenda 25 minutash me Bremer dhe Rabiot.

U duk sikur gjërat do të ishin të lehta për “Zonjën e vjetër”, por nuk rezultoi kështu, pasi mysafirët nga Genoa provuan të riktheheshin në lojë. Sampi do gjente forcën për të ngushtuar shifrat me Augello. Djuricic do vendoste ekuilibrat menjëherë, pas një asisti të Zanoli.

Juventusi do kalonte në avantazh në minutën e 64-të me Rabiot. Vlahovic, pak më pas, do humbiste një penallti, me ndeshjen që mbeti e hapur, deri në fund kur Soule shënoi të katërtin për ekipin vendas.