SPORT, 12 Mars 2023, 08:49

KATEGORIA E PARË/ Dinamo pret në kryeqytet Apoloninë, ja kur luhet sfida e fundit e javës së 19-të

KATEGORIA E PARË/ Dinamo pret në kryeqytet Apoloninë, ja kur

Kategoria e Parë mbyll ditën e sotme javën e 19-të të saj me një sfidë interesante.

Në orën 13:00, Dinamo pret në stadiumin “Selman Stërmasi” Apoloninë, me të dyja skuadrat që kërkojnë tre pikët për dy objektiva të ndryshëm.

“Nëndetësja”, tashmë e drejtuar nga Dritan Mehmeti, kërkon një tjetër fitore bindëse në mënyrë që të marrë vendin  parë në renditje pas disfatës së Flamurtarit ditën e djeshme.

Nga ana tjetër, skuadra fierake do të kërkojë tre pikët, të cilat do ta nxirrnin për momentin nga lufta për mbijetesë dhe do ta fusnin në garën për zonën “playoff”.

DINAMO – APOLONIA 13:00.