SPORT, 12 Mars 2023, 15:48

Dinamo mundet në shtëpi nga Apolonia dhe zhgënjen në garën për kreun

Dinamo mundet në shtëpi nga Apolonia dhe zhgënjen në

Dinamo është mposhtur nga Apolonia në “Selman Stërmasi” me rezultatin 2-3, në sfidën e javës së fundit të javës së 19-të të Kategorisë së Parë. Sfida nisi mjaft mirë për miqtë, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 8’ me Antoni Umejiego pas një gabimi nga mbrojtja vendase.

Gjithsesi përpjekjet e këtyre të fundit nuk u ndalën, të cilët shënuan me Taulant Markun. Në pjesën e dytë, fierakët gjetën sërish rrjetën, kësaj radhe me anë të një penalltie që u shndërrua në gol nga Omeri.

Sfida u barazua sërish nga blutë me Dikson, por në fundin e takimit, ishte Ndubuisi i cili me një gjuajtje me kokë, ndëshkoi për të tretën herë portierin Dani.

Kështu Dinamo vazhdon të qëndrojë në vendin e tretë me 34 pikë, ndërsa Apolonia futet në garën për një vend në zonën “playoff”, duke u ngjitur në vendin e 7 me 25 pikë.

Dinamo mundet në shtëpi nga Apolonia dhe zhgënjen në