SPORT, 12 Dhjetor 2021, 15:05

Seria A/ Torino rikthehet te fitorja, mposht mes vuajtjesh Bolonjën

Seria A/ Torino rikthehet te fitorja, mposht mes vuajtjesh Bolonjën

Torino u rikthyer te fitorja në kampionat (mungonte prej tri javëve), pasi mposhti 2-1 Bolonjën, në ndeshjen e javës së 17-të të Serie A.

Sanabria shënoi golin e parë për Torinon në minutën e 24-t. Sulmuesi paraguajan goditi edhe travesën në minutat e fundit të pjesës së parë. 

Edhe pjesa e dytë nisi me Torinon më kërkuese dhe rezikoi sërish me Sanabrian. Rezultati u dyfishua falë një autogoli të Skorupskit (69'). Pobega gjuajti dhe portieri e devijoi në portën e tij. Bolonja rihapi ndeshjen, falë një 11-metërshi të kthyer në gol nga  Orsolini (79').

Torino mori tri pikë me vlera, ndërsa Bolonja pësoi humbjen e dytë radhazi në Serinë A.