SPORT, 5 Qershor 2023, 10:23

Presion nga tifozët dhe 100 milionë lekë kontratë, ja si presidenti i Tiranës bindi Orges Shehin

Presion nga tifozët dhe 100 milionë lekë kontratë, ja si

Orges Shehi dhe Tirana patën një kthesë të papritur. Një ndërhyrje e presidentit Refik Halili për të ndërtuar një skuadër kampione dhe për të mos u shpërbërë ekipi nga largimi i trajnerit, bëri që ai t’i mbushë mendjen Orges Shehit të firmosë edhe një vit me bardhebluë.

Në fakt kanë qenë disa veprime të presidentit që të mbante trajnerin dhe logjikisht do të qëndronin edhe futbollistët pa kontratë. Vendimtare ishte rritja e ofertës së parave dhe dëshira e tifozëve dhe lojtarëve që Shehi të qëndrojë në ekip.

PARATË – Janë gjithmonë të rëndësishme. Në këtë rast, rritja e ofertës së presidentit Refik Halili ka bërë që Shehi të qëndrojë. Rroga e Shehit ka qenë 7 milionë lekë në muaj, ndërsa tani ai do të marrë mbi 100 milionë lekë në një sezon. Shkëndija i kishte ofruar Shehit 80 mijë euro në vit, plus 20 mijë euro nëse fiton titullin. Halili i kërkoi Shehit që të mos prishte të ardhmen për 8 milionë lekë. Shehi e peshoi dhe në fund vendosi për të qëndruar te bardheblutë, pasi 8 milionë lekë të vjetër janë pak për të lënë një skuadër si Tirana.

TIFOZËT – Të shumtë kanë qenë tifozët që kanë kërkuar qëndrimin e Shehit. Rrjetet sociale të trajnerit kanë qenë të mbushura me kërkesa nga tifozët që kërkonin qëndrimin e tij. Duke parë dashurinë e popullit bardheblu, Shehi fitoi një forcë.

SKUADRA – Një tjetër motiv që i ka mbushur mendjen Orges Shehit ka qenë skuadra. Edhe pse Shehi i kishte takuar, mësohet se skuadra i ka bërë njëvideomesazh ku i kërkonte qëtë qëndronte medoemos. Njëlëvizje kjo që ka dhënë efektin e duhur, pasi një pjesë emadhe e vendimit të Shehit kaqenë pikërisht kërkesa eskuadrës.