SPORT, 4 Qershor 2023, 08:10

McAllister do t’i kushtojë Liverpoolit 60 milionë euro

McAllister do t’i kushtojë Liverpoolit 60 milionë euro

Mesfushori i Brighton, Alexis McAllister  do t’i bashkohet Liverpoolit.

Siç është raportuar më parë, kalimi i afërt i argjentinasit te Reds është pothuajse i pashmangshëm. Sipas Nicolo Schira, klubet kanë rënë dakord plotësisht për kushtet e transferimit.

Liverpool do të paguajë rreth 60 milionë euro për futbollistin 24-vjeçar. Kontrata e kampionit të botës do të llogaritet deri në vitin 2028 me mundësi vazhdimi edhe për një vit, paga është rreth 6 milionë euro në vit.

Alexis McAllister u shfaq në 40 ndeshje të Brighton këtë sezon, duke shënuar 12 gola dhe 3 asistime.