TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sokol Cikalleshi e ka mbyllur aventurën e tij në Arabi, teksa pas një huazimi njëvjeçar, tashmë duhet të kthehet te klubi që disponon kartonin e tij, Koniaspori.
Një sezon i mirë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, i cili shënoi 11 gola dhe dha tri asiste, duke pasur një rol kyç në realizimin e objektivave të klubit, që ishte mbijetesa në kategori.
Pasi përmbushi misionin, tashmë kavajasi duhet të kthehet në Superligën turke, teksa në merkaton e verës sulmuesi do të vendosë për të ardhmen, a do të jetë te Koniaspori apo 32-vjeçari do të kërkojë një ekip tjetër.
Ndërkohë Cikalleshi është pjesë e listës së trajnerit Silvinjo për dy ndeshjet e radhës.