SPORT, 3 Qershor 2023, 20:22

ZYRTARE/ Paris Saint-Germain njofton largimin e Messit

ZYRTARE/ Paris Saint-Germain njofton largimin e Messit

PSG ka konfirmuar ndarjen nga Lionel Messi në fund të sezonit.

“Pas dy sezonesh në kryeqytetin francez, aventura e Leo Messit në PSG po i vjen fundi. Klubi mes emociones i uron Leos shumë suksese në karrierën e tij të ardhshme.

PSG dëshiron të shpreh mirënjohjen e tyre më të thellë shtatë herë fituesit të Topit të Artë, i cili fitoi dy kampionate franceze dhe një Superkupë franceze me klubin”, thuhet në një deklaratë të parizienëve.

Argjentinasi ka bërë 57 paraqitje në Ligue 1, duke shënuar 22 gola dhe duke dhënë 30 asistime.

Më herët u raportua se Al-Hilal dëshiron të njoftojë transferimin e Messit më 6 qershor.