SPORT, 4 Qershor 2023, 09:05

Inter mendon për mesfushën, piketohet lojtari i Real Madrid

Inter mendon për mesfushën, piketohet lojtari i Real Madrid

Inter është duke menduar për sezonin e ardhshëm dhe pikërisht për repartin e mesfushës.

Në radarët e zikaltërve është futur Dani Ceballos, mesfushori i Real Madrid. Spanjolli shihet si një zëvendësues i Brozovic.

26-vjeçari ka një kontratë me “Los Blancos” deri më 30 qershor të këtij viti dhe Inter e sheh si një transferim me një kosto shumë të lartë.

Veballos ka luajtur 45 ndeshje këtë sezon me Real Madrid, duke shënuar 1 gol dhe duke asistuar 9 herë.