TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jose Mourinho ka refuzuar të negociojë me Chelsean për postin e trajnerit, shkruajnë mediat italiane.
E ardhmja e strategut portugez është përfolur shumë në javët e fundit, duke qenë se kontrata e tij me Romën skadon në qershorin e vitit të ardhshëm.
Ai është lidhur me skuadra të shumta duke përfshirë edhe përfaqësuesen e Brazilit dhe Paris Saint-Germainin.
Corriere dello Sport njofton se Mourinho është kontaktuar nga një drejtor i Chelseat për mundësinë e rikthimit në Stamford Bridge.
Mirëpo, portugezi e ka bërë të qartë se nuk është i interesuar që të hyjë në bisedime, sepse pret të takohet me pronarin e Romës, Dan Friedkin, për mundësinë e qëndrimit në Stadio Olimpico.