TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kosova luan sonte në Rumani në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për “Euro 2024”.
Dardanët janë mysafir të rumunëve në ndeshjen e Grupit I, e cila zhvillohet në stadiumin “Arena Nationala” të Bukureshtit me fillim nga ora 20:45.
Ekipi i Primoz Glihas vjen në këtë ndeshje pas barazimit të madh në shtëpi ndaj Zvicrës dhe synon rezultatet pozitive, për të mbajtur sado pak shpresë për kualifikim.
Në anën tjetër, vendasit vijnë gjithashtu nga një barazim në shtëpi ndaj Izraelit dhe do të mundohet me çdo kusht t’i kthehen fitoreve për të qenë më afër kualifikimit.
Pas këtyre ndeshjeve, përfaqësueset do t’i kthehen futbollit kualifikues pas një muaji, me Kosovën që luan në udhëtim te Andorra dhe Rumania si mysafire e Bjellorusisë.
Trajneri Primoz Gliha nuk e ka në dispozicion për këtë sfidë sulmuesin Arbër Zeneli. Anëtari i skuadrës turke Adana Demirspor ka mbetur jashtë skuadrës për këtë ndeshje dhe takimin do ta shikojë nga tribunat e stadiumit Arena National.
Pasi Zeneli nuk është fare në bankë, kanë ndryshuar edhe numrat te fanellat e futbollistëve.
Edon Zhegrova që në ndeshjen ndaj Zvicrës kishte fanellën me numrin nëntë, në këtë sfidë do ta bartë 10-shen.
Meriton Korenica kishte fanellën me numër gjashtë ndaj Zvicrës, derisa ndaj Rumanisë do të ketë numrin nëntë.
Ndërkohë Kreshnik Hajrizi që ishte jashtë 23-shes ndaj Zvicrës, do ta bartë fanellën me numrin gjashtë.
Formacionet janë:
Rumania: Moldovan, Raţiu, Draguşin, A. Burca, Bancu, Cicaldau, Screciu, N. Stanciu, I. Hagi, Puşcaş, Fl. Coman.
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Pararada, V. Berisha, Loshaj, B. Berisha, Zhegrova, Rashica, Muriqi.