SPORT, 11 Shtator 2023, 10:37

Reagon Lewandowski: Humbja 2-0 në Shqipëri është një turp

Reagon Lewandowski: Humbja 2-0 në Shqipëri është një

Robert Lewandowski dha një intervistë për mediat polake pas humbjes 2-0 ndaj Shqipërisë në “Air Albania”.

Në prononcimin e tij ylli polak theksoi se është turp ky rezultat.

“Ditët e fundit iu kushtuan kryesisht kombëtares, pasi në shtator luajtëm dy ndeshje të eliminatoreve të Euro 2024. 

E para, edhe pse pas një loje të dobët, përfundoi me fitoren 2-0 ndaj Ishujve Faroe. Ndeshja tjetër është një turp i plotë me Shqipërinë, pasi humbëm 2-0" - tha Lewandowski.