TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kosova sfidon sot Rumaninë në orën 20:45 në stadiumin “National Arena” të Bukureshtit, me një kapacitet prej 55 mijë vendesh. Trajneri i “dardanëve”, Primoz Gliha, në konferencën për mediat u shfaq optimist për një rezultat pozitiv në këtë ndeshje. Ai zbuloi se ka marrë informacione për kundërshtarin nga dyshja Ermal Krasniqi (CFR Cluj) dhe Albion Rrahmani (Rapid Bukuresht) që luajnë në elitën e futbollit rumun.
“Pres një rezultat pozitiv, ne do të japim gjithçka. Luajmë kundër një ekipi me shumë lojtarë teknikë. Megjithatë, edhe ne kemi lojtarë të mirë, që zhvillohen në klube të mëdha”, ka thënë fillimisht Gliha. Më pas trajneri slloven i Kosovës u ndal te ndeshja, duke thënë se të dyja skuadrat kanë nevojë për pikë dhe se tifozët do të kënaqen me lojën që do të zhvillohet. “Jemi përgatitur mirë, jam i sigurt se loja do të jetë shumë e bukur. Ne kemi nevojë për pikë, por edhe Rumania gjithashtu. Jam i sigurt se shikuesit do ta shijojnë ndeshjen.
Problemet politike? Ne nuk mendojmë kështu, për ne është e rëndësishme të shijojmë futbollin, të luftojmë, të jemi të disiplinuar, pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi trajneri i Kosovës. Ndërkohë, për sulmuesi që luan në Rumani te Rapid i Bukureshtit, Albion Rrahmani, është një ndeshje speciale. “Përballë do të kem portierin Horatiu Moldovan, mezi pres të luaj kundër tij dhe pse jo t’i shënoj. Shpresojmë që të marrim 3 pikët, është shumë e rëndësishme për ne”, ka thënë sulmuesi që u transferua nga Ballkani këtë verë