SPORT, 11 Shtator 2023, 14:30

“I zhgënjyer dhe i turpëruar”, Shezni nuk e justifikon disfatën ndaj Shqipërisë: Nuk krijuam asnjë rast për gol

“I zhgënjyer dhe i turpëruar”, Shezni nuk e justifikon

Shezni pësoi dy gola përballë Shqipërisë në “Air Albania”, me kuqezinjtë që u ngjitën në vendin e parë në grup dhe i kanë lënë thuajse jashtë Europianit polakët.

Pas sfidës, portieri i polakëve u shpreh i zhgënjyer për këtë disfatë, teksa thekson se nuk kishte të bënte asgjë me fatin e keq.

“Ndihem vërtet i zhgënjyer dhe i turpëruar. Nuk besoj te rastësia ose fati i keq në futboll. Skuadra që shënoi dy gola fitoi. Ne në tërësi nuk krijuam asnjë rast të pastër për gol. Nuk ishte një ndeshje e mirë për ne. Mendoj se ju nuk mund t’i kritikoni djemtë për punën e tyre dhe përfshirjen në stërvitje edhe pse në fushë u duk shumë keq ose katastrofike për ne. Kjo gjë nuk është aspak një sinjal i mirë për ne”, tha Shezni për “TVP” pas ndeshjes.