SPORT, 11 Shtator 2023, 14:40

E bujshme/ Verratti refuzon thirrjen e Spallettit në kombëtaren italiane

E bujshme/ Verratti refuzon thirrjen e Spallettit në kombëtaren

Ka qenë i befasishëm vendimi i Luciano Spalletit për të mos ftuar Verratin në ndeshjet e shtatorit. Por në fakt e vërteta po del të jetë ndryshe.

Siç raportojnë mediat italiane, duket se ka qenë vetë Verratti që ka refuzuar thirrjen. Arsye e këtij vendimi thuhet se është situata e tij e komplikuar , fizike dhe psikologjike.

Përplasja me Luis Enriquen dhe situata te PSG duket se ka ndikuar në gjendjen emocionale të lojtarit, për çka edhe e ka refuzuar Italinë.