SPORT, 11 Shtator 2023, 18:10

Suksesi me Poloninë, Zabaleta: Atmosferë e pabesueshme, faleminderit për mbështetjen

Suksesi me Poloninë, Zabaleta: Atmosferë e pabesueshme, faleminderit

Shqipëria fitoi 2-0 me Poloninë, duke marrë 3 pikë të rëndësishme në garën për kualifikimin në Euro 2024.

Ndihmësi i trajnerit Sylvinho, Pablo Zabaleta ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku falenderon të gjithë për mbështetjen.

“Çfarë atmosfere e pabesueshme mbrëmë në stadiumin Air Albania. Faleminderit të gjithë tifozëve për mbështetjen tuaj” – Shkruajti ai. Shqipëria rednitet në vendin e parë të grupit në kualifikuese.