Disfata 2-0 në “Air Albania” nuk është përtypur mirë nga polakët, të cilët tashmë e shohin veten jashtë Europianit “Gjermani 2024”. Për këtë gjë ka folur dhe vetë presidenti i Federatës Polake të Futbollit, Çezari Kuelza, i cili thekson se kualifikimi nuk varet më nga skuadra.
“Do të luftojmë deri në fund, edhe pse jo çdo gjë varet nga ne. Për sa kohë topi është në lojë, ne duhet të bëjmë çdo gjë për të avancuar më tej. Besoj te lojtarët tanë”, shkruan Kuleza në platformën “X”.
Polonia ndodhet në vendin e katërt në Grupin E me 6 pikë të grumbulluara.