SPORT, 11 Mars 2023, 20:36

Spektakël pa fitues në Shkodër, Vllaznia dhe Partizani ndajnë nga një pikë

Spektakël pa fitues në Shkodër, Vllaznia dhe Partizani

Nuk ka fitues superndeshja e javës së 25-të të kampionatit shqiptar mes Vllaznisë dhe Partizanit.

Sfida e “Loro Boriçit” nis me emocione dhe gola, por në fund asnjë nga skuadrat nuk feston, pasi takimi mbyllet në barazim 1-1.

Skuadrat luajnë hapur dhe kërkojnë deri në fund fitoren, por nuk arrijnë të marrin më shumë se një pikë në këtë përballje direkte. Partizani ngjitet në kuotën e 41 pikëve, por i dorëzon kreun Tiranës (që fitoi ndeshjen respektive), ndërsa shkodranët arrijnë Egnatian në renditje (37 pikë) por mbeten në vendin e katërt.