SPORT, 11 Mars 2023, 20:33

Napoli mposht Atalantën, Rrahmani gjen rrjetën dhe e afron më shumë drejtë titullit në Seria A

Napoli mposht Atalantën, Rrahmani gjen rrjetën dhe e afron më

Napoli reagon menjëherë pas humbjes përballë Lazios, mposht në “Maradona” 2-0 Atalantën dhe vazhdon ti afrohet akoma më shumë titullit të shumëpritur. Protagonist në këtë sukses të kryesuesve të Serie A është Rrahmani, që shënon golin që vulosi sfidën.

Djemtë e Spalettit luajnë më mirë në pjesën e parë dhe i afrohen golit me Politanon, ndërsa zikaltërit nuk arrijnë që të rrezikojnë në asnjë rast. Gjithsesi pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola.

Napoli shton presionin në pjesën e dytë dhe i afrohet golit me Osimhen, por për të zhbllokuar sfidën mendon Kvara, që realizon një gol shumë të bukur. Ka lavdi edhe për Rrahmanin, që shënon golin e dytë të sfidës, që vulos përfundimisht fatin e kësaj ndeshjeje. Napoli ngjitet në kuotën e 68 pikëve në renditje, 18 më shumë se ndjekësi më i afërt