TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ngelet ende mister se kujt skuadre do t’i bashkohet Messi. Në lidhje me këtë situatë, Guardiola ka folur për “ESPN” dhe është shprehur se është një tifoz i Barcelonës dhe shpreson që një ditë tifozët do të jenë në gjendje t’i japin lamtumirën Messit ashtu siç e meriton.
“Nuk po flas për emra këtu, por për pjesëmarrjen në lojë, bukurinë e lojës së tij, efikasitetin e tij, gjithçka.
Kur Messi u largua nga Barcelona, ishte një tronditje për klubin dhe tifozët. Kurrë nuk e kam besuar se do të ndodhte. Jam i bindur se presidenti Joan Laporta e do Messin dhe që kur u largua, Laporta ka thënë se e meriton një lamtumirë sepse është një person kaq i rëndësishëm. Leo e ka ndihmuar shumë Barcelonën që të bëhet klubi më i madh. Kur një person ka kaq madhështi atëherë duhet t’i thuasht lamtumirë në mënyrën e duhur. Ai u largua për shkak të një situate shumë të vështirë financiare, për shumë arsye që nuk do të flas. Shpresoj që një ditë kur të jem në vendin tim, unë mund të ngrihem dhe të duartrokas dhe t’i them lamtumirë Messi siç e meriton. E di që Laporta dhe Messi do të përpiqen, se ai dhe familja e tij do të marrin dashurinë e tifozëve të Barcelonës, si dhe mirënjohjen dhe respektin për gjithçka që ka bërë për klubin”, është shprehur Guardiola.