TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria U-17 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e fundit ndaj Islandës, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023. Vajzat e drejtuara nga trajneri Agustin Kola u mposhtën me rezultatin 13-0 në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’, në një takim që u dominua nga kundërshtaret.
Trajneri Kola e nisi ndeshjen me këtë formacion: Amelia Mone (GK), Klevisa Ndoci, Angela Nika, Rosela Vasa, Bora Bushati, Tiana Gjonaj, Klesta Ago, Era Methoxha, Xhesika Ndoj, Leoselda Stalaj dhe Ornela Brahaj. Një paraqitje jo e mirë e vajzave kuqezi, të cilat u mundën me rezultatin e thellë 13-0. Në këtë takim, të vlefshëm për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian për vajza për këtë grupmoshë, u aktivizuan edhe Samanta Hysa, Klea Alushi dhe Herta Hasa.
Të gjitha ndeshjet e këtij raundi u zhvilluan në Shqipëri në datat 15-18 dhe 21 mars 2023 në stadiumin ‘Air Albania’.