SPORT, 19 Mars 2023, 23:03

Barcelona “vret” garën për titull në La Liga, katalanasit “fikin” Realin në El Clasico

Barcelona “vret” garën për titull në La Liga,

Barcelona vret garën për titullin kampion në Spanjë, fitore e madhe e tyre 2-1 në El Clasico ndaj Real Madrid.

Fati nuk do ishte me katalanasit në minutën e nëntë pasi Araujo do realizonte autogol.

Ekipi i Xavit tentoi të vendosë ekuilibrat me Christensen, por ky i fundit nuk ia doli dot. Në fundin e fraksionit, ai që do rikthente gjithçka nga e para do ishte Roberto.

Pjesa e dytë do ishte emocionuese dhe me mundësi shënimi. Los Blancos gëzojnë pas golit të Asensios në minutën e 81-të, por më kot, pasi VAR e anullon për Offside.

Atëherë kur nuk pritej, në fund, Barcelona merr 3 pikët falë golit të Kessie. Kështu, Leëa me shokë renditen në vendin e parë me 68 pikë, 12 pikë më shumë se ekipi i Ancelottit.