Gjatë derbit të kryeqytetit mes Lacios dhe Romës në Serinë A, një vëmendje e morën dhe ultrasit e bardhekalëtrve, nga të cilët u dëgjuan kore naziste pro Hitlerit.
Menjëherë pas kësaj ka ardhur dhe reagimi i vetë klubit kryeqytetas, i cili shprehet se i dënon këto gjeste.
Me anë të një mesazhi në faqen zyrtare, Lacio shprehet se është e gatshme të ndërmarrë masa për këto veprime dhe personat përgjegjës.
Kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodh nga tifozët e Lacios, të cilët janë bërë pjesë shumë herë e këtyre situatave.