SPORT, 20 Mars 2023, 19:28

A e ka merituar Messi këtë: Skenat nga tuneli tregojnë se sa e vështirë situata

A e ka merituar Messi këtë: Skenat nga tuneli tregojnë se sa e

Lionel Messi-t nuk po i shkojnë gjërat siç duhet së fundmi te Paris Saint Germain dhe skuadra e tij ka shumë probleme dhe argjentinasi i famshëm me siguri do ta mbajë mend gjatë ndeshjen ndaj Rennes.

Messi dje ka përjetuar një poshtërim të madh. Para ndeshjes, tifozët përshëndetën shumicën dërrmuese të lojtarëve të PSG-së, ndërsa brohoritnin yllin e tyre më të madh. Nuk munguan edhe duartrokitjet, por vërshëllimat dominuan në Parkun e Princave.

Surely he’s done with Paris now? ????????

pic.twitter.com/4HigyqVYRT
— Reshad Rahman (@ReshadRahman_) March 19, 2023

Por ky nuk ishte fundi i problemeve. PSG përjetoi një tjetër dështim pasi u mposht nga Rennes në shtëpi dhe pas ndeshjes Messi shkoi i dëshpëruar në dhomën e zhveshjes.

Ndryshe nga lojtarët e tjerë, të cilët shkuan për të përshëndetur tifozët e tyre dhe në një farë mënyre u kërkonin falje për humbjen, Messi dukshëm i dëshpëruar shkoi në dhomën e zhveshjes

Kamerat fiksuan këtë moment emocionues që me siguri theu zemrat e fansave të Messit. Skenat vetëm sa përforcuan zërat se karriera e tij te PSG ka marrë fund.

Kujtojmë se pakënaqësia e tifozëve nisi pas eliminimit të skuadrës nga Champions League nga Bayerni. Sipas shumicës dërrmuese të tifozëve, Messi ishte një nga fajtorët kryesorë për rezultatin e dobët.