SPORT, 19 Mars 2023, 22:06

Mirel Josa largohet nga Vllaznia

Mirel Josa largohet nga Vllaznia

Mirel Josa nuk do të jetë më trajneri i Vllaznisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në Facebook.

Teksa falenderon Josën për kontributin, klubi sqaron se ekipi do vijojë punën nën drejtimin e trajnerëve Auron Miloti dhe Vioresin Sinani.


“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka ndërprerë me mirëkuptim bashkëpunimin me trajnerin Mirel Josa. Falenderojmë trajnerin Josa për kontributin e dhënë në drejtimin e ekipit duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme!

Ekipi do vijojë punën nën drejtimin e trajnereve Auron Miloti dhe Vioresin Sinani”, thuhet në njoftimin e klubit të Vllaznisë