SPORT, 2 Janar 2022, 19:59

Çelsi dhe Liverpuli dhurojnë spektakël në “Stamford Brige”, por... feston Mançester Siti

Çelsi dhe Liverpuli dhurojnë spektakël në “Stamford

Barazim spektakolar në “Stamford Bridge” mes Çelsit dhe Liverpulit. Përballja përfundoi në barazim 2-2, rezultat që gëzoi Mançester Sitin, që kryeson i qetë Premier Ligën dhe thellon diferencën me ndjekësit.

Sadio Mane u ndëshkua me karton të verdhë pa kaluar 15 sekonda, rekord në 15 vitet e fundit në ishull. Gjithsesi, sulmuesi afrikan përfitoi nga një gafë e Rudigerit  dhe kaloi “The Reds” në avantazh në minutën e nëntë.

Pak më parë, Kelleher i mohoi golin amerikanit Pulisiç. Liverpulivendosi sërish heshtjen në stadium në minutën e 26-të. Aksion me shumë pasime i djemve të Klopit, asist i bukur i Alexander-Arnold dhe finalizim fantastik i Momo Salah.

Çelsi reagoi dhe shënoi dy herë në fundin e fraksionit të parë. Mateo Kovacic shpiku një eurogol (42′), “Stamford Bridge” u ndez dhe katër minuta më pas, Kristian Pulisiç mori një top nga Kante dhe shleu gabimin duke barazuar rezultatin.