TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sulmuesi i Juventus, Alvaro Morata, ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga Torino dhe t’i bashkohet Çavit te Barcelona.
Kjo gjë e ka bërë trajnerin juventin, Masimiliano Alegri të kërkojë për një zëvendësues të spanjollit në këtë merkato janari.
Që nga data 29 dhjetor, kur Çavi kishte kontaktet e para me Moratën, sulmuesi po bën çmos që të rikthehet në Spanjë dhe të luajë për skuadrën e Barcelonës.
Kartoni i futbollistit zotërohet nga Atletiko Madrid dhe Barcelona është gati të paguajë klauzolën e spanjollit.
Nga ana tjetër, Alegri nuk dëshiron të vazhdojë pjesën tjetër të sezonit pa një sulmues kryesor dhe mendon për afrimin e sulmuesit të PSG, Mauro Ikardi.
Argjentinasi nuk ka më hapësira në ekipin e Poçetinos dhe po mendon seriozisht largimin nga kryeqyteti francez. Rikthimi në Itali është dhe pikërisht çfarë Ikardi kërkon, pasi aty ka pasur dhe vitet e tij më të mira si futbollist.
Gjithashtu edhe Alegri ka pasur një interes shumë të madh për 28-vjeçarin dhe është i gatshëm ta afrojë në janar, duke përjashtuar mundësinë e afrimit të Kavani ose Oubamejang.