TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Viti 2022 filloi keq për Realin e Madridit. Ekipi i Karlo Ancelotit humbi 1-0 në fushën e Getafes (shënoi Enes Unal 9′), duke i dhënë fund 11 rezultateve pozitive radhazi në kampionat.
Trajneri italian i ekipit kryesues të La Ligës, deklaroi në prononcimin pas ndeshjes se djemtë e tij ishin akoma me pushime, por nuk e bën dramë disfatën e dytë sezonale në kampionat.
“Ua dhuruam vetë golin, falë një lojtari i cili zakonisht është shumë i vëmendshëm në mbrojtje. Ne kishim një ditë më shumë pushim, por sot nuk ishim ekipi që ishim deri për Krishtlindje.
Na mungoi përqendrimi, ishim akoma me pushime. Nuk dua justifikime, nuk luajtëm mirë ndaj Getafes, e merituam humbjen. Arbitri nuk ishte vendimtar.
Gjithsesi, unë u zemërova pak me të, pasi i kurseu disa kartonë të verdhë në pjesën e parë. U thashë djemve dje se isha i kënaqur me mënyrën se si ishin stërvitur.
Të shohim përpara. Kjo humbje nuk duhet bërë dramë, pasi jemi akoma në krye të renditjes“, deklaroi Anëeloti. Reali kryeson me 46 pikë, tetë mbi Seviljen që ka luajtur dy takime më pak.