SPORT, 1 Janar 2022, 23:24

Super Lanzini, Uest Hemi feston dhe i bën “presion” Arsenalit

Super Lanzini, Uest Hemi feston dhe i bën “presion” Arsenalit

Viti 2022 ka nisur me fitoret e ekipeve udhëtuese në Premier League. Pas Mançester Sitit dhe Totenhemit edhe Uest Hemi siguroi tri pikë jashtë fushe.

"Çekiçët” triumfuan 2-3 kundër Kristal Palas, duke arritur fitoren e dytë radhazi në transfertë. Arsenali i vendit të katërt është vetëm një pikë larg tani.

Uest Hemi zhvilloi një pjesë të parë perfekte, të cilën e mbylli në avantazh të trefishtë. Xhamajkani Antonio zhbllokoi rezultatin në mesin e pjesës së parë (22′), duke gjetur golin e tetë në kampionat.

Më pas Manuel Lanzini “show”. Argjentinasi realizoi një eurogol pas tre minutash, teksa në fundin e pjesës së parë ktheu në gol një penallti të akorduar nga VAR-i.