TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Federata Shqiptare e Futbollit, e udhëhequr nga Armando Duka, ka shtruar sonte një darkë të madhe, me mishtra dhe verë, ku ka mbledhur artistë të rinj dhe të vjetër, të majtë dhe të djathtë, tifozë dhe spektatorë futbolli, nga aktorët e dikurshëm të ish-Kinostudios deri te këngëtarët më të rinj.
Në pamjet e sjella nga LSA duket se sa ngrohtë është pritur trajneri i ri i Kombëtares, Sylvio Mendes Campos Júnior (Sylvinjo), i cili ka marrë udhëheqjen e kombëtares Kuq e Zi nga 9 janari 2023.
Por edhe pse kaq pak kohë në Tiranë dhe shumicën e kohës duke u marrë me mbledhjen e lojtarëve që do të tregojnë vlerën e tij, pas dështimit të pararendësve, Panuçi, apo Reja, po të shohësh mimikat e fytyrave duket sikur braziliani i njihka të gjithë aktorë dhe këngëtarë nga Kozma Dushi, Irma Libohova apo Eneda Tarifa, Petrit Malaj, Arben Derhemi, Artan Imami, Osman Mula, Bujar Kapexhiu, Aishe Stari apo Muharrem Hoxha.
Kombëtarja e drejtuar nga Sylvinjo e ka sfidën e ardhshme me Poloninë më 27 mars, në orën 20.45, në Varshavë.