SPORT, 3 Janar 2022, 13:43

Dhurata e parë për Edi Martinin, Teuta akord me një sulmues

Dhurata e parë për Edi Martinin, Teuta akord me një sulmues

Teuta është një nga skuadrat që ka pësuar më shumë largime deri më tani.

Adolf Selmani, Sherif Kallaku, Pepi Gorgiev dhe Bobi Celeski e kanë mbyllur me kampionët në fuqi.

Drejtuesit e Teutës tani po punojnë për afrimet dhe është arritur akordi për të rikthyer një sulmues.

“Shkodra Sport” shkruan se ka mbetur vetëm firma, që Rubin Hebaj të jetë sërish i “Djemve të detit”.

Hebaj luajti për një vit te Shkëndija dhe rikthehet në Durrës për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Edi Martini.