TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lorenco Insinje pritet të firmosë për Toronton me negociatat që janë në fazën e tyre finale dhe pritet të përfundojnë të enjten. Drejtuesit e klubit kanadez priten të mbërrijnë shpejt në Itali për të mbyllur marrëveshjen me Napolin.
Sipas Corriere Dello Sport, nuk ka asnjë pengesë për arritjen e kësaj marrëveshje me kapitenin e Napolit që pritet të fluturojë drejt Kanadasë menjëherë sapo të mbyllet sezoni.
Italiani pritet të përfitojë 13 milionë dollarë në sezon nga një kontratë pesëvjeçare.
Por Insinje nuk është i vetmi objektiv i Torontos në Itali. Drejtuesit priten që të shkojnë drejt Torinos për të hapur bisedimet për një transferim të mundshëm të sulmuesit Andrea Beloti.
28-vjeçari do të largohet nga Torino në fund të këtij sezoni dhe oferta nga ana e kanadezëve pritet të jetë e parezistueshme për lojtarin, ashtu si e Insinjes.