SPORT, 6 Maj 2023, 12:39

Chelsea bën “pazar” në Milano, jo vetëm Onana, blutë kërkojnë edhe yllin e Interit

Chelsea bën “pazar” në Milano, jo vetëm Onana,

Chelsea ka vendosur të bëjë “pazar” në Milano, në shtëpinë e Interit. Blutë kërkojnë jo vetëm shërbimet e Onana-s, por kanë vendosur në listën e dëshirave edhe Lautaro Martinez.

Nga Anglia shkruajnë se londinezët do të bëjnë një përpjekje për të siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas. Në këtë pikë, Chelsea duhet jo vetëm të “josh” Interin, por duhet të thyejë edhe konkurrencën e Man.United.

“Djajtë e kuq” kërkojnë një “bomber” për sezonin e ri, Lautaro është një nga sulmuesit e preferuar të trajnerit Ten Hag.